Kosova e Shqipëria me marrëveshje për ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore

Lajme

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 12:34
Agim Veliu

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillimin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare.

“Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e  pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve”.

Poashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kotlovë – Kuqishtë për trafikun rrugorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat