Veseli ngjitet në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit në Prizren

Lajme

Veseli ngjitet në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit në Prizren

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 18:51
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka provuar sot adrenalinën e ngjitjes në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren.

Ai i ka ftuar të gjithë që ta shijojnë këtë atraksion bjeshkatar dhe këtë pjesë të bukur të Kosovës.

‘’Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren. Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës‘’, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat