Java nisi me krime në Kosovë/ 2 vrasje në tentativë, therje me thika e rrahje mes grupeve

Lajme

Java nisi me krime në Kosovë/ 2 vrasje në tentativë, therje me thika e rrahje mes grupeve

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Qytetarët e vendit tonë ka gjashtë muaj prej kur po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, por një shqetësim i madh mbetet të jetë edhe numri i madh i rasteve kriminele në Kosovë.

Madje brenda 24 orëve të fundit, sipas Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 2 vrasje në tentativë, e janë lënduar disa persona gjatë përleshjeve e therjeve me thika, transmeton Indeksonline.

Por, fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Dy vrasjet në tentativë, ndodhën mbrëmë njëra në Mitrovicë tjetra në Prishtinë, ndërsa ende s’ka të arrestuar.

VRASJE NË TENTATIVË & SH.RR. PËRGJITHSHËM

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 24.08.2020-21:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga dy persona të panjohur (nga një skuter në lëvizje) kanë shtënë në drejtim të tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzojë e pistoletës”.

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 23.08.2020-21:38.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

 Po ashtu në kryeqytet, një person u godit me telefon. E një rrahje me mjete të forta mes gjashtë personave, pas një mosmarrëveshje ndodhu pasditën e së hënës në fshatin Zabel i Ulët në Gllogoc.

KANOSJE

Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 24.08.2020 – 08:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti  përmes telefonit e ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & KANOSJE

Fsh. Zabel i poshtëm, Gllogoc  24.08.2020-16:43.  Janë arrestuar  gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ka ardhur teri tek rrahja mes tyre ku janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, mbrëmë rreth orës 20:00 një person u sulmua me thikë, ndërsa policia arriti ta kap të dyshuarin. Viktima sakaq është dërguar për trajtim mjekësor. Jo larg Pejës, në fshatin Shtaricë të Klinës, po ashtu një person u arrestua pikërisht për një therje me thikë.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë  24.08.2020-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48-orë.

KANOSJE

Fsh. Shtaricë, Klinë, 21.08.2020 – 12:30. Me 24.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me thikë  viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lëndim të rëndë trupor morën edhe një dy meshkuj në rrugën tranzit në Rahovec.

Sipas policisë viktimat kanë marrë edhe lëndime trupore.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Tranzit Rahovec 24.08.2020 – 10:36. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit  i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.  Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat