Zyrtarë nga Këshilli Evropian në Strasburg flasin për “Bota Sot” për pretendimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në KE

Lajme

Zyrtarë nga Këshilli Evropian në Strasburg flasin për “Bota Sot” për pretendimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në KE

Nga: Nefail MALIQI Më: 25 gusht 2020 Në ora: 14:11
Nefail Maliqi nga selia e KE në Strasbourg

Strasbourg, 25 gusht –Nuk do të jetë e largët dita kur Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thonë përfaqësuesit politikë në Prishtinë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës qe drektohet znj.Haradinaj thonë se gjatë këtij viti Kosova do të aplikojë për anëtarësim në ketë mekanizëm.

Ja çfarë duhet të bëjë Kosova para se aplikoj për anëtarësim ne KE ne Stastbourg ? Ngjashëm e kishte thënë edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj se "gjatë qeverisjes sonë (kupto kur Thaçi ishte kryeministër) do të aplikojë për t’u bere anëtarësuar në Këshillin e Evropës..."

Por te gjitha këto deklarata që u bënë kryesisht para zgjedhjeve apo para rrëzimit të qeverive mbetën vetëm fjalë dhe fushatë, sepse zyrtarët nga Këshilli Evropian sot i kanë deklaruar redaksisë sonë se deri tash asnjëherë Prishtina nuk ka aplikuar në këtë organizatë evropiane.

Sipas zyrtareve te KE-së ne Strasburg "procedura e pranimit të shteteve në Këshillin e Evropës përcaktohet në Statutin e Këshillit të Evropës. Vendimi përfundimtar për çdo vendim të tillë politik i takon Komitetit të Ministrave të Këshillit nëse Evropa që mbledh së bashku 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Siq e dini Kosova * nuk njihet nga 13 nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës..." thote T.B shefja per komunikim ne KE e cila Kosove e perdor ende me fusnotë, me aresyetimin se Kosova ende eshte nën protektorat nderkombëtar, qe qeveriset konform rezolute se KS te OKB-së 1244. (Kosovo* is not recognized by 13 out of 47 member States of the Council of Europe. All reference to Kosovo, in this text shall be understood in full compliance with United Nations Security Council Resolution 1244) Pas deshtimit te Kosoves te jete anetare e Interpol-it dhe UNESCO-s, shtrohet pyetja se si Kosova mund te aplokoje per anetaresim ne KE vetem me 89 njohje?! Veq kesaj edhe nese aplikon ajo nga 47 vende, anetgare e te KE, vetem 34 vende e kane njohur Kosovën. Sipas zyrateres te Keshillit Evropian "Një shtet qe pretendon te jete anetare e KE nuk eshte e domosdoshme te jete anetare e OKB-së apo e Bashkimit Evropian.

Ne sot kemi disa vende anëtarë që nuk janë në BE.." Sa i perket Kosovës znj. T.B ne vazhdim ka pohuar se "ajo pa qenë fare anëtare e Këshillit të Evropës, sot Kosova është anëtare e dy marrëveshjeve të pjesshme, te"Komisioni i Venecias dhe Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim.. " Sa i perket (mos) anetaresimit te Kosovës ne KE siq pretendon Prishtina zyrtare, diplomati nga Strasbourgu i ka thëne sot redaksise sone se "Kosova ende eshte larg rreth anetaresimit ne Keshillit Evropian. Kosova para se te kerkoj anetaresimin e saj ne KE duhe t'i jep prioritet heqjes dore nga shleja e te drejtave te njeriut, te qytetareve te saj apo emigrantëve. Pastaj lufta kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar si dhe papunesise se madhe dhe eksodit.

Pra jane keto disa elemente dhe kushte te cilat pengojne Kosoven drejt anetaresimit te KE-së ne Strasborug. Shqiptaret e diskriminuar nga Presheva ne Kosovë, mund ta pengojne anëteresimin e Kosoves ne KE Veq kesaj sipas ekspertit nderkombëtare ne Stasbourg pengese tjeter per Kosoven për aneteresimin ne KE do jete edhe statusi i padefinuar emigranteve ne Kosovë, sidomos shqiptaret nga Serbia (Lugina e Presheves) qe jetojne me vite te tera ilegal (sidomos ne Fushe Kosovë, Prishtinë dhe Gjilan) me status pezull, te pazgjidhur nga qeverie e Kosoves e cila ka anashkaluar me vitze te tera keta emigrante te cilet me padeshire jane instaluar gjate dhe pas luftes ne Kosovë.." Për zyrtaret e Keshillit Evropiane, sidomos i eksperteve per te Drejtat e Njeriut duket e papranueshme, mosdefinimi dhe moszgjidhja e statusit te mijëra emigranteve shqiptare ne Kosovë te cilet kane ikur nga nje vend ku ishin te diskrimunuar dhe ata aktualisht gjenden ne je vend tjeter, po ashtu te diskriminuar?!, ka shkruar redaksia.

Analistet nga Presheva nuk e kane kuptuar sot e kesaj dite pse ishin ne Presheve shefja e diplomacise kosovare Meliza Stuballa-Haradinaj dhe ministri i drejtesise Selim Selimi?! A mjafton te shkohet ne Presheve vetëm per poza dhe nje fli duke injoruar nje ser problemesh te shqiptareve te ketyre viseve qe jane ne Kosovë, ku mijera "azilantë" nga Lugina (ne Fushe Kosovë, Prishtinë, Gjilan ..) Qeveria e Kosoves as pas 20 vitesh nuk i ka paisur me dokumente përkatese apo zgjidhjen e problemit te teksteve dhe diplomave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat