Kjo është gjoba që iu pret nëse organizoni ahengje familjare

Lajme

Kjo është gjoba që iu pret nëse organizoni ahengje familjare

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka bërë thirrje që qytetarët ta shmangin grumbullimin në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi, ndërsa Qeveria me anë të një vendimi ka ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave në vende publike.

Po ashtu ka ndaluar ahengjet familjare, si dhe veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj

E kjo çështje e aktiviteteve në mjediset private dhe publik, është rregulluar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, që një ditë më parë është shpallur në Gazetën Zyrtare dhe që rrjedhimisht ka hyrë edhe në fuqi.

Neni 25 i këtij Ligji ka të bëjë me aktivitet e caktuara në mjedise private dhe publike dhe gjobat për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e paraparë me këtë Ligj.

Neni 25-Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike

Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.

Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.

Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat