Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshëm testin PRC-negativ për qytetarët e Kosovës

Lajme

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshëm testin PRC-negativ për qytetarët e Kosovës

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që t’u kërkohet të gjithë qytetarëve nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovinës testi PRC-negativ.

Qeveria maqedonase ka miratuar ndryshimin në vendimin për masat për të parandaluar futjen dhe përhapjen e koronavirusit.

“Në seancën e 75-të të mbajtur sot, u miratua ndryshim në vendimin për masat për parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit, COVID-19, me të cilin qytetarëve të Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës në hyrje përmes një vendkalimi kufitar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’u kërkohet të paraqesin një certifikatë mjekësore me rezultat negativ të testit PCR, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Maqedonise Veriore, dhe të paraqesin një deklaratë të plotë me të dhëna personale në lidhje me vendin dhe periudhën e qëndrimit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 9 korrik. Bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 26 qershor vendosi të hapë plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të pandërprerë të udhëtarëve dhe automjeteve pa test PCR dhe pa detyrim për izolim shtëpiak ose karantinë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat