Burgu i Sigurisë së Lartë ofron dhoma intime për të martuarit, pushimi deri në tri orë

Lajme

Burgu i Sigurisë së Lartë ofron dhoma intime për të martuarit, pushimi deri në tri orë

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Në kohë të zakonshme, vizitat për të burgosurit dhe të paraburgosurit që gjenden në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë të caktuara të mbahen 2 herë në muaj, vizitë kjo që zgjatë 1 orë.

Ndërkohë në këtë institucion është edhe dhoma për çifte kur të burgosurit mund të qëndrojnë me bashkëshortet e tyre për 3 orë. 

Të dënuarit duhet të kenë dënim të plotfuqishëm, gjithmonë duke qenë të kurorëzuar apo të jenë të pajisur me dokument të noterizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat