Gjuriq: Platforma e Serbisë për bisedime, ruajtja e interesit kombëtar me respektimin e Kushtetutës

Lajme

Gjuriq: Platforma e Serbisë për bisedime, ruajtja e interesit kombëtar me respektimin e Kushtetutës

Nga: F.B Më: 30 gusht 2020 Në ora: 12:14
Gjuriq

Kryeministri i Kosovës Hoti po mashtron opinionin për përmbajtjen e bisedimeve pasuese në Uashington, ka thënë Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, duke shtuar se në bisedë m njerëz nga Shtëpia e Bardhë i kanë thënë se në agjendë janë temat ekonomike, shkruan RTS transmeton “Bota Sot”.

Ai përkujtoi fjalët e presidentit Vuçiq se nuk mund të përjashtohen befasitë edhe tema që nuk janë agjendë, por është me rëndësi për publikun të dihet se shqiptarët janë unik dhe me qëllim mashtrojnë opinionin për të rrënuar pozicionin e Serbisë.

Nga ana tjetër individë në Serbi janë ngutur për të fajësuar delegacionin e Serbisë nga shkaqe të politikës dhe dobisë personale.

"Ejani të paraqitemi njëherë seriozisht, sepse ky është mbase moment historik kur duhet të tregojmë forcën” tha Gjuriq.

Ai tërhoqi vërejtjen se situata në lidhje me Kosovën është e vështirë tash e disa gjenerata.

Delegacioni shtetëror i Serbisë ka platformë për bisedime dhe ajo është ruajtja e interesave kombëtare në bazë të Kushtetutës me dëshirë që të zgjeroj bashkëpunimin ekonomik.

Ai përmendi edhe faktin se në takime me Prishtinën , Vuçiq ka kërkuar hapjen e arkivës së UÇK-së sepse ende nuk dihet fati i rreth 500 serbëve

Sipas Gjuriqit , Vuçiq në çdo takim insiston në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe se Beogradi është i gatshëm të hap arkivat, por që edhe Prishtina të hap arkivat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat