Ndërron jetë nga Covid 19, mësimëdhënësi i njohur nga Suhareka

Lajme

Ndërron jetë nga Covid 19, mësimëdhënësi i njohur nga Suhareka

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 20:21
Ilustrim

Ka ndërruar jetë nga Covid 19, ish-drejtori i shkollës,”7 Marsi” në Therandë, Maxhun Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook, miku i tij.

“Lajmi i kombshëm, tronditi zemrat e të gjithë neve që e njohëm, bashkëpunuam dhe kaluam çaste të paharruara me te, edhe në kohërat më të vështira të rezistencës tonë kombëtare për ta mbajtur gjallë arsimin dhe shkollën shqipe edhe në rrethanat okupuese, për çka Maxhuni sakrifikoi e dha kontribut të madh në organizimin e mësimit paralel në shkollën më të madhe në komunë. Ishte dashamirë dhe mbështetës i sportit dhe i kulturës dhe mbi të gjitha shok dhe mik për të gjithë”

Postimi i plotë:

U NDA NGA NE MAXHUN BERISHA

Në pa mundësi që t’ i përballonte Covid 19, sot u nda nga ne shoku ynë, Maxhun Berisha, ish mësimdhënës dhe drejtor shumëvjeçar i shkollës ,, 7 Marsi” në Therandë. Lajmi i kombshëm, tronditi zemrat e të gjithë neve që e njohëm, bashkëpunuam dhe kaluam çaste të paharruara me te, edhe në kohërat më të vështira të rezistencës tonë kombëtare për ta mbajtur gjallë arsimin dhe shkollën shqipe edhe në rrethanat okupuese, për çka Maxhuni sakrifikoi e dha kontribut të madh në organizimin e mësimit paralel në shkollën më të madhe në komunë. Ishte dashamirë dhe mbështetës i sportit dhe i kulturës dhe mbi të gjitha shok dhe mik për të gjithë. Bashkëpunimin e fundit me te e kisha gjatë realizimit të Dokumentarit ,, Dëshmi dhe Kujtime”, kurse takimin dhe bisedën e fundit para pak ditësh gjatë ecjeve mengjesore tek Shetitorja e qytetit, çaste që do i kujtoj përjetësisht. Pusho në paqë dhe Falemnderit për kontributin e dhënë si dhe për virtytet që kishe në raport me miqtë dhe shoqërinë. Ngushëllime Familjes dhe të gjithë atyre që të njohën dhe të deshën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat