Brnabiç: Do të jetë shumë vështirë në Uashington

Lajme

Brnabiç: Do të jetë shumë vështirë në Uashington

Nga: F.B Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:14
Ana Brnabiç

Kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi se bisedimet në Uashington ku do të takohen përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të jenë të vështira, por Uashingtoni para së gjithave do të merret me ekonomi, ndërsa askush nuk mund të mbrojë interesat serbe se Vuçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Qëndrimi ynë në këtë kuptim është i njëjtë me Uashingtonin, duhet të sigurohet bashkëpunim ekonomik ashtu që njerëzit të jetojnë më mirë dhe pastaj më pas të bisedohen çështjet tjera”, tha ajo për TV Hepi.

Brnabiç tha se i frikësohet Prishtinës, pasi sipas saj, absolutisht nuk i interesojnë bisedimet për ekonomi dhe kësaj i qasen vetëm formalisht sikur që ishte rasti me taksat.

Sipas asaj, nuk do të jenë biseda të lehta, por ajo shpreson se “do kemi sukses të shtyhen disa marrëveshje ekonomike”.

"Çdo gjë tjetër politike... mendoj se janë të pashmangshme, por çka do që them nuk dua t’ia rëndoj Vuçiqit, sepse kam besim të plotë në të sikur shumica e qytetarëve dhe ai mbron interesat e Serbisë më mirë se askush tjetër dhe më vjen mirë që ai na përfaqëson”, tha Brnabiç.

“Se a do ta ketë lehtë – sigurisht jo, por ai është mësuar në situata edhe rrethana të tilla dhe qeveria është aty për ta ndihmuar”.

Brnabiç përkujtoi se Vuçiq nga Uashingtoni shkon në Bruksel dhe atje “vazhdon bisedimet”.

"Është situatë e rëndë, por nëse dikush mund të nxjerr maksimumin, nëse dikush nuk pranon shantazhe, nëse dikush pozicionohet si negociator legjitim ai është Vuçiq”, nënvizoi Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat