Polici i plagosur në Prizren kthehet nga Turqia pas shtatë muajve, ka filluar t’i kthehet shikimi

Lajme

Polici i plagosur në Prizren kthehet nga Turqia pas shtatë muajve, ka filluar t’i kthehet shikimi

Nga: G.B Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:29
Artur dhe Qëndresa Mrasori

Në janar të këtij viti, një polic mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos në një operacion ku shpërtheu eksploziv në një shtëpi në Prizren.

Polici i plagosur, Artur Mrasori, për shtatë muaj qëndroi në Turqi për mjekim, e tani po kthehet në Kosovë, përcjell Bota sot.

Motra e tij, Qëndresa, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se atij ka filluar t’i kthehet shikimi dhe se nesër Arturi do të vijë në Kosovë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.

Ajo ka thënë se ai ka luftuar shumë dhe në fund ia ka dalë, pavarësisht të gjitha plagëve.

Postimi i saj i plotë:

Kur Zoti bën mrekulli e ti po kthehesh me dritë në sy përsëri!

Familjar, miq dhe të gjithë ju që aq shpesh më keni pyet për shëndetin e tij, faleminderit pafundësisht shumë për mbështetjen dhe kujdesin që keni tregu gjatë këtyre muajve plot ankth, mall, lot, lutje dhe shpresë...
Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer.

Artur, përkundër gjjthë atyre plagëve luftove nuk u dorëzove dhe në fund ia dole.
Njerëz sikur ti këtij vendi i japin dritë!
Mire ardhsh shpirt!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat