NATO e konfirmon për Bota Sot: Shefi i Aleancës Veriatlantike, Stoltenberg, nesër e pret në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Hotin

Lajme

NATO e konfirmon për Bota Sot: Shefi i Aleancës Veriatlantike, Stoltenberg, nesër e pret në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Hotin

Nga: Nefail MALIQI Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:13
Stoltenberg

Bruksel (NATO), 7 shtator -Nesër në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do ta takojë kryeministrin e Republikës se Kosovës dr. Avdullah Hotin, kanë njoftuar sot redaksinë tonë zyrtarët nga selia e NATO-së.

Sipas burimeve tona diplomatike, në këtë takim me shefin e NATO-s dhe kreun e qeverisë së Kosovës, Stoltenberg-Hoti, veç situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë do të behët fjalë edhe për dialogun e Brukselit si dhe marrëveshjen e fundit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë̈.

Pyetjes rreth marrëveshjes se Uashingtonit, zyrtarët e Aleancës Veri Atlantike në vazhdim janë përgjigjur se "NATO mbështet procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale. Dialogu konstruktiv është thelbësor për stabilitetin rajonal. KFOR do të marrë masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të KB që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; dhe ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE”, kanë thënë ata.

Sipas zyrtareve te NATO-së, "Nuk do të ketë perspektivë reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, as për serbët dhe as për shqiptarët, pa respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat