​Diskutohet mbajtja e gjykimeve online

Lajme

​Diskutohet mbajtja e gjykimeve online

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:12
​Diskutohet mbajtja e gjykimeve online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori sot pjesë në takimin online të organizuar nga Gjykata Supreme, qëllimi i të cilit ishte diskutimi rreth mbajtjes së gjykimeve online dhe të seancave të rregullta gjyqësore në kohë pandemie.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se do të ketë një bashkë-koordinim në mes të KGjK-së dhe gjykatave për organizim sa më të mirë të seancave gjyqësore online dhe krijimin e kushteve teknike për mbajtjen e tyre, në pajtim me ligjin dhe palët.

Kryesuesi Çoçaj tha se Këshilli në bashkëpunim me USAID është duke i bërë përgatitjet për mbajtjen e seancave online, të cilat do të mbahen krahas seancave të rregullta gjyqësore.

Ai gjithashtu kërkoi nga gjykatat që me rastin e mbajtjes së seancave të rregullta gjyqësore, në mënyrë rigoroze të zbatojnë masat të cilat parashihen nga institucionet kompetente për parandalimin e përhapjes se virusit.

Ai tha se në bashkëpunim me projektin e USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), kanë përgatitur një protokoll për fillimin gradual të mbajtjes së seancave gjyqësore online, si dhe kanë planifikuar trajnime për gjyqtarë si dhe shpërndarjen e pajisjeve teknike nëpër gjykata në mënyrë që të krijohen kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat