Vuçiq komenton deklaratat e Hotit për asocacionin- i quan të "marra"

Lajme

Vuçiq komenton deklaratat e Hotit për asocacionin- i quan të "marra"

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për çka kishte thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje nis kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Këto deklarata të kryeministrit Hoti, Vuçiq i ka quajtur “të marra”, duke thënë se kushdo që thotë njësoj sikurse Hoti, mendon se “të gjithë në Beograd janë idiotë dhe mund të kalojë një ide e llojit: ndodhi çfarë ndodhi dhe të shkojmë në ndonjë marrëveshje të re”.

Siç raporton “B92”, presidenti serb ka potencuar se “pala kosovare mendon se ekziston një ‘fuqi e padukshme’ që do të ushtrojë presion mbi Beogradin dhe se do të ndodhë kush e di se çfarë dhe do të vijë te njohja e Kosovës”.

“Le ta harrojë këtë”, tha presidenti serb, duke shtuar se “Hoti mund të vazhdojë të flasë ashtu, nëse është më lehtë për të dhe nëse mendon se po inkurajon veten dhe publikun e vet, por kjo është e dëmshme dhe e keqe”.

“Ashtë turp që askush nuk reagon ndaj kësaj dhe nuk thotë se kjo është marrëzi”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Hotit përpara Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai përkujtoi se Prishtina, sipas Marrëveshjes së Brukselit, kishte një obligim që të formonte Asociacionin e Komunave Serbe.

“Dhe tani ata thonë – ndodhi çfarë ndodhi, shkojmë në një marrëveshje të re, por që ne t’i njohim, kurse ata ta formojnë Asociacionin…  Vërtetë mendoni se të gjithë në Serbi janë një idiotë? Apo e mendon dikush tjetër këtë?”, tha Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat