Lauber: Për ta përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duhet të presim rezultatet!

Lajme

Lauber: Për ta përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duhet të presim rezultatet!

Nga: Nefail Maliqi Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:52
Jürg Lauber

Me rastin e Sesionit të 45-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut ambasadori i Zvicres ne OKB Jürg Lauber ka mbajtur një konferencë informale me gazetarët botëror duke prezantuar iniciativat zvicerane në këtë kontekst.

Pas një fjalimi rreth sesionit te ardhshëm te Këshillit për të Drejtat e Njeriut ambasadori Jürg Lauber dhe Znj. Barbara Fontana, Shefja e Sesionit për të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të Përhershëm te Zvicrës në Kombet e Bashkuara u janë përgjigjur pyetje të gazetarëve.

Në epiqendër te debatit ishte roli i Zvicrës dhe OKB-se ne disa vatra të krizave ne veçanti ne Bjellorusi dhe vendet arabe por edhe në Ballkan. Ambasadori zviceran ne OKB z. Lauber ka folur edhe për Kosovën dhe shqiptarët, në këtë rast dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e fundit në Uashington për marrëveshjen e fundit.

Lidhur me procesin e dialogut të Brukselit dhe marrëveshjes së fundit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë , ku pasoi me njohje reciproke mes Kosovës dhe Izraelit ambasadori zviceran ne OKB duke mos dashur te komentoj këto njohje është përgjigjur se "Bisedimet dhe çdo takim apo marrëveshje në favor të paqes dhe stabiliteti, natyrisht qeveria jonë mbështet. Edhe ne rastin e Kosovës, ne mbështesim çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje Kosovës dhe Serbisë." ka thënë ambasadori Lauber.

"Për ta përshëndetur marrëveshjen mes Kosoves dhe Serbisë në Uashington, duhet të presim rezultatet.." ka thënë̈ ne fund ambasadori zviceran ne OKB z. Jürg Lauber.

Kujtojmë se Jürg Lauber para se të emërohet Ambasador Zviceran në OKB, në Gjenevë, ai kishte të njëjtin funksion në Kombet e Bashkuara në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat