“Ku do të ndalet kufiri i Kosovës”, Geci thotë e dinë Thaçi, Isa dhe...

Lajme

“Ku do të ndalet kufiri i Kosovës”, Geci thotë e dinë Thaçi, Isa dhe...

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2020 Në ora: 17:19
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka uruar qytetarët e Kosovës, nëse sipas tij, ndodh njohja e shtetit tonë nga Izraeli.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, njohja nga Izraeli është lajm i gëzueshëm për Kosovën.

Megjithatë, Geci nuk e ka lanë pa e komentuar edhe Minishengenin që sipas tij, e përlan Kosovën ekonomikisht dhe e shtrinë për toke.

Ai e ka komentuar edhe marrëveshjen në SHBA për Ujmanin, ku shton se tash ai është i përbashkët me Serbinë.

Geci në postimin e tij, ka folur edhe për territorin e Kosovës.

Ai ka shkruar se, Malit të Zi iu dhanë 8226 hektar tokë e Maqedonisë rreth 5000, ku pyet se ku do të ndalet kufiri i Kosovës e dinë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti.

Postimi i plotë:

Se a do të ndodhë njohja e Kosovës nga Izraeli të martën e 15 shtatorit, me rastin e “Rosh Hashanah”, kur shënohet Viti i Ri Hebraik

Njohja nga Izraeli është për Kosovën lajmi më gëzueshëm i kohës së fundit.

Por cila copë e tokës do të jetë ajo që do njihet nga ata që se kan njohur Kosovën deri me sot, mbetet të shihet.

Se kur do e ndalojnë dorën e tradhtisë dorë-lirët e negociatave, kur dihet se 8226 h toke ja ndan Mali të Zi, afro 5000 ja ndan Maqedonisë, Ujmani u bë i bashkallakut.

Minishengeni e përlan Kosovën ekonomikisht duke e shtri për toke si Tsunami Japan i 2011.

Se ku do të ndalet kufiri e din vetëm Hashimi, Isa dhe Dullë kalemgjia i kohës moderne.

Zajednica me kompetenca ekzekutive e ka rendin e tradhtisë, dhe pastaj nëse helbetno mbetet ndonjë pjesë toke sa për ËC e minishengenit mbetet të shihet, megjithatë tash për tash urime Kosovë nëse ndodhë njohja nga IZRAELI.

Ka qenë mirë te shkojnë hajnat tonë pushtetarët në Izrael e të mësohen se si duhet atdheu.

Sido qoftë populli i Kosovës me padurim presim që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi për njohje, kjo do të jetë njëra nga gëzimet e popullit Kosovës që e presim nga populli vëlla Hebraik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat