Grenell për Vuçiqin: Ishte negociator i vështirë, ai vërtet lufton për popullin e tij serb

Lajme

Grenell për Vuçiqin: Ishte negociator i vështirë, ai vërtet lufton për popullin e tij serb

Nga: D.G. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:32
Richard Grenell

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte negociator tepër i vështirë, ka deklaruar këshilltari i veçantë i presidentit amerikan Richard Grenell.

Ai vërtet lufton për popullin e tij serb, ka thënë Grenell duke shpalosur përshtypjet e tij nga takimi në Shtëpinë e bardhë për radion serbe në Çikago, rezultat i të cilit ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike të Kosovës e Serbisë, transmeton gazeta serbe "Blic".

Grenell po ashtu ka konfirmuar se presidenti i ShBA-së Donald Trump synon të vizitojë Serbinë, që do të jetë hera e parë pas Jimmy Carterit, dhe se janë duke punuar në caktimin e datës së vizitës.

Grenell ka thënë se presidenti Trump që nga fillimi ka menduar se ekonomia dhe krimi i vendeve të punës është diçka që ai mund ta bëjë mirë.

Ai ka thënë se administratës së presidentit Trump i pëlqen ideja e "mini-Schengenit" dhe se dëshiron që në te të marrin pjesë të gjithë.

"Prandaj e kemi vënë këtë në këto negociata, që të shohim se Serbia e Kosova marrin pjesë në min-Schengen. Dhe vërtet na pëlqen kjo ide, është e mirë ideja e bashkëpunimit tregtar dhe ndërtimi i organizatave multilaterale e mbështetur në krijimin e fitimit dhe punësimin e njerëzve, në luftë për kapitalizëm", ka thënë ndër tjera Grenell sipas gazetës beogradase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat