Jashari takohet me Zemajn, bisedojnë rreth situatës pandemike

Lajme

Jashari takohet me Zemajn, bisedojnë rreth situatës pandemike

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Jashari ka treguar se me Zemajn është biseduar rreth situatës së pandemisë dhe bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Ai ka treguar se së shpejti komuna e Skenderajt do të ketë edhe një autoambulancë dhe pajisje shtesë.

“Në takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, me të cilin biseduam rreth situatës pandemike dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë. E përgëzova Ministrin Zemaj për angazhimin e tij në menaxhimin efikas të situatës pandemike me COVID-19 në Kosovë dhe kërkova nga ai përkrahje në rritjen e kapaciteteve tona komunale në fushën e shëndetësisë. Pas kërkesës sonë drejtuar Ministrit, Komuna jonë shumë shpejtë do të këtë edhe një autoambulancë dhe pajisje shtesë, për çka e falënderoi Ministrin Zemaj”, ka shkruar Jashari.

Tutje Jashari ka thënë se vitin që vjen do të realizojnë edhe projekte të përbashkëta.

“Projekte tjera të përbashkëta do të realizojmë në vitin që vjen, për të rritur dhe avancuar shërbimet tona shëndetësore. Bashkë për një shoqëri të shëndoshë!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat