366 gazetarë kanë vdekur nga pandemia Covid-19, në mbarë botën

Lajme

366 gazetarë kanë vdekur nga pandemia Covid-19, në mbarë botën

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 16:10
Ilustrim

Të paktën 366 gazetarë, në 47 vende kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) që nga fillimi i muajit mars, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare “Press Emblem Campaign” (PEC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i përgjithshëm i PEC-it, me qendër në Gjenevë të Zvicrës, Blaise Lempen, në sesionin e 45-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se ka një rritje të mprehtë në vdekjen e gazetarëve nga COVIDI-19, veçanërisht në Indi, në ditët e fundit.

Lempeni i bëri thirrje Këshillit… me 47 anëtarë që të merret vendim për përforcimin e mbrojtjes së gazetarëve nga kriza globale shëndetësore.

Sipas të dhënave të PEC-it, që nga fillimi i marsit në 47 vende në mbarë botën kanë humbur jetën 366 gazetarë nga COVIDI-19.

– Vdekja më e lartë në vendet e Amerikës Latine

Hulumtimi i PEC-it tregon se nga virusi në vendet e Amerikës Latine kanë humbur jetën 205 punonjës mediatikë, në Azi 90, në Evropë 28, në Afrikë 22 dhe në Amerikën Veriore 21. Peruja është në rend të parë me 82 punonjës mediatikë, më pas vijon Ekuadori me 40, India 36 dhe Bangladeshi 31.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në Shqipëri COVID-19 ka prekur 14 gazetarë gjatë 6 muajve të fundit, por nuk ka raste të vdekjeve.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani jetën e kanë humbur dy punonjës mediatikë nga COVIDI-19.

PEC-i, gjithashtu njofton se që nga fillimi i vitit në mbarë botën 54 gazetarë janë vrarë me shkaqe të ndryshme, kështu që numri i punonjësve mediatikë ka tejkaluar shifrën 400.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat