Deputetët kthehen nga pushimet, kur pritet të mbahet seanca për 10% të Trustit

Lajme

Deputetët kthehen nga pushimet, kur pritet të mbahet seanca për 10% të Trustit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:52
foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas tri jave pushim, nesër pritet t’iu përvishen punëve për të cilat kanë marrë besimin e qytetarëve. Sesioni vjeshtor parlamentarët do t’i gjejë me tema të mbetura në gjysmë. Miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike po shihet si prioritet për deputetët, por krahas kësaj nga organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit, thonë se dialogu me Serbinë dhe miratimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje finale, do të jetë sfidë për deputetët.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se qeveria Hoti nuk po e ka mbështetjen politike për të çuar përpara agjendat e qeverisë.

Kjo thotë se do të reflektojë te qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.

“Kjo legjislaturë ose qeveria aktuale si duket nuk ka mbështetje politike që përkthehet në vota për të dërguar agjendën legjislative, qoftë agjendat politike të qeverisë. Kur një qeveri nuk i ka të garantuara votat e duhura për të votuar ligje me rëndësi ose politika me rëndësi natyrisht se kjo reflektohet tek qytetarët dhe qeverisja në përgjithësi…

Kosova me këtë qeveri të brishtë që ka aktualisht, me një qeveri që nuk i ka numrat e duhur edhe për ligje të thjeshta, atëherë̈ sigurisht fundi i viti mund të ketë pasoja edhe për procese tjera të rëndësishme. Nuk duhet harruar faktin se Kosova nuk e ka komoditetin të mos e miratojë projektligjin për buxhet brenda këtij viti kalendarik”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat