Nënkryetari i bashkisë së Beogradit ua jep çelësat e 20 banesave serbëve në veri

Lajme

Nënkryetari i bashkisë së Beogradit ua jep çelësat e 20 banesave serbëve në veri

Nga: D.G. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:56
Ndarja e çelësave të banesave

Nënkryetari i bashkisë së Beogradit ua jep çelësat e 20 banesave serbëve në veri

Nënkryetari i bashkisë së Beogradit ua ka ndarë çelësat e dhjetë banesave të reja qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës, të ndërtuara nga qyteti i Beogradit. 

Dhjetë familje serbe dhe dhjetë beqarë morën sot çelësat në ndërtesëne re të "Bllokut të beqarëve:, ndërtimin e të cilës e ka financuar Qyteti i Beogradit. Çelësat u dorëzuan nga nënkryetari i Bashkisë së Qytetit të Beogradit, Goran Vesiq, me premtimin se banorët e mbetur të ndërtesave të vjetra të Trepçës të "Bllokut të beqarëve" do të vendosen në janar të vitit të ardhshëm, në ndërtesën guri i themelit i së cilës u vu sot në rrugën "Çeta e Rudarit", njofton Kossev.

Ndërtesa me 20 apartamente me 30 dhe 41 metra katrorë ka filluar së ndërtuari në prill.

Vesiq vuri gurin e themelit për një ndërtesë tjetër me gjithashtu 20 apartamente në mënyrë që, siç u tha, të zgjidhet çështja e strehimit edhe e banorëve të "Bllokut të beqarëve" të ish-Trepçës, një pjesë e së cilës u dogj në zjarrin e vitit 2017.

Vesiq ka bërë të ditur se edhe Kisha Ortodokse Serbe mblodhi para për ndërtimin e kësaj ndërtese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat