Grenelli pajtohet me Selimin në Twitter - Bota Sot
Grenelli pajtohet me Selimin në Twitter

Lajme

Grenelli pajtohet me Selimin në Twitter

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:58
Richard Grenell

Dy javë pasi që kundërshtoi haptas ish-ministrin e jashtëm Petrit Selimi në cicërrimat e tij për investimet amerikane në gazpërçues dhe liberalizim të vizave amerikane, Përfaqësuesi special i Presidentit Trump dhe ish drejtori i Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell ka filluar të pëlqen postimet e Selimit.

Në ditët pas nënshkrimit të Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, Selimi, që tani udhëheq fondin amerikan të MCC në Kosovë, postoi disa cicërima ku i përsëriti raportimet mediale dhe deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi për liberalizimin e vizave amerikane për qytetarët e Kosoves që flitej se u është premtuar Qeverisë Hoti si shpërblim për marrëveshjen e nënshkruar. Ai poashtu postoi për pohimet që Qeveria amerikane po planifikonte të investonte në sjelljen e gazit në Kosovë. Në të dyja këto postime Grenell u përgjegj me “Not true” apo “Jo e vërtetë” që solli një mori reagimesh në rrjetin social Twitter.

Tani si duket dyshja Grenell – Selimi kanë rivendosur pëlqimet e ndërsjella në rrjete sociale sepse Grenell mbrëmë ka pëlqyer në rrjetin e tij postimin e Selimit për marrëveshjen e financimit të mundshem nga SHBA për pjesën e autostradës Prishtinë – Nish.

Selimi ka thënë që “të jemi të sinqerte, Grenelli po jep rezultat edhe përmbajtsor përkundër kundershtarëve qe po postojnë cicërrima cinike por jepin pak momentum për zgjidhjen e problemeve fundamentale në Ballkan”. Ky postim i Selimit tashmë është pëlqyer nga qindra përcjellës të dyve në tuiter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat