Kryeziu i kunderpergjigjet Hotit

Lajme

Kryeziu i kunderpergjigjet Hotit

Nga: M.S Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:33
Perparim Kryeziu

Zëdhënsi i LVV, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook ka thënë se Avdullah Hoti, me shkujdesin më të madh e kompetencën me të ultë, sot paska marrë një shembull krahasues të Liqenit të Ujmanit me Liqenin e Ohrit e atë të Shkodrës për mënyrën se si vendet ndajnë burimet ujore për përdorim të përbashkët.

Si kunder pergjigjje ai tha se keto liqene jane natyrore dhe ekzisojne para se shtetet me te cilat kufizohet Shqiperia te ekzistojne.

"Ja një kundërargument për z. Hoti. Liqeni i Ohrit dhe i Shkodrës janë liqene natyrore që kanë qenë aty para se shtetet që kufizohen me to të kenë ekzistuar në radhë të parë. Liqeni i Ujmanit është liqen artificial, pronë ekskluzive e Kosovës - të gjitha 11.9 km2 -, i ndërtuar për nevojat e Kosovës e me paratë e Kosovës"- u shpreh Kryeziu

Nder tjera ai tha se eshte fatkeqesi qe nje perfaqesues politik i Kosoves te jete kaq i paditur dhe ta normalizoj ndarjen e pasurive te Kosoves.

"Fatkeqësi që një përfaqësues politik i Republikës së Kosovës shpërfaq këso niveli të mosdijes e kështu normalizon ndarjen e pasurive të Republikës. Me këtë logjikë, nesër edhe ndarja e Kosovës apo defunksionalizimi i saj deri në ndarje do të provohet të normalizohet"- perfundon statusin Kryeziu.

Ketu mund ta gjeni te plote postimin e tij:

Avdullah Hoti, me shkujdesin më të madh e kompetencën me të ultë, sot paska marrë një shembull krahasues të Liqenit të Ujmanit me Liqenin e Ohrit e atë të Shkodrës për mënyrën se si vendet ndajnë burimet ujore për përdorim të përbashkët.

Ja një kundërargument për z. Hoti. Liqeni i Ohrit dhe i Shkodrës janë liqene natyrore që kanë qenë aty para se shtetet që kufizohen me to të kenë ekzistuar në radhë të parë. Liqeni i Ujmanit është liqen artificial, pronë ekskluzive e Kosovës - të gjitha 11.9 km2 -, i ndërtuar për nevojat e Kosovës e me paratë e Kosovës.

Fatkeqësi që një përfaqësues politik i Republikës së Kosovës shpërfaq këso niveli të mosdijes e kështu normalizon ndarjen e pasurive të Republikës. Me këtë logjikë, nesër edhe ndarja e Kosovës apo defunksionalizimi i saj deri në ndarje do të provohet të normalizohet.

M,S

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat