Humbi babanë nga Covid-19, Berat Buzhala rrëfen nën lot se sa i ndryshoi jetën tragjedia

Lajme

Humbi babanë nga Covid-19, Berat Buzhala rrëfen nën lot se sa i ndryshoi jetën tragjedia

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:20
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala humbi babain e tij nga koronavirusi.

Ai ka rrëfyer së fundmi se jeta e tij ka ndryshuar që pas kësaj humbje të madhe që ka përjetuar.

“Ajo çka më ka ndryshuar pas Covid-19, është se tashmë e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë, por e kemi gabim. Nuk e kisha e menduar që baba do të më mungonte kaq shumë”, u shpreh mes lotësh Buzhala.

“Kur të vdes baba, me gjasë fillon e bëhesh burrë për herë të parë. E ke si ombrellë qoftë edhe në mënyrë egoiste, sepse vdekja e përcjell çdo njeri. Por kur ke babën gjallë, mendon që duhet të vijë vdekja një herë tek ai e pastaj tek ti. Ajo ç’ka më ka ndryshuar është se e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë se do të jenë gjithë jetën me ty. Por është e gabuar. Në një moment nuk do të jenë dhe madje do të të mungojnë anët e tyre më negative. Ndershmërisht, nuk e kisha menduar se do të më mungonte baba kaq shumë. Ende sot kur shoh fotografinë e tij, e kthej kokën në anën tjetër se nuk mundem…”, tha gazetari për Top Story.

Deklarata e Buzhalës nga minuta 5:26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat