Viti shkollor fillon edhe në institucionet korrektuese - Bota Sot
Viti shkollor fillon edhe në institucionet korrektuese

Lajme

Viti shkollor fillon edhe në institucionet korrektuese

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:26
foto ilustrim

Në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Qendrën Korrektuese Lipjan ka filluar viti shkollor 2020/21. Në Dubravë janë 43 nxënës, ndërkaq në Lipjan janë 22.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Qendrën Korrektuese Dubravë numri i nxënësve të cilët  kanë shprehur  interesim për tu regjistruar në vitin e ri shkollor 2020 /21 është 43 nxënës, prej tyre në tri drejtime të reja në klasë të 10–ta, interesimin  për tu regjistruar kanë shprehur  20 nxënës”

 “Ndërsa, në Qendrën Korrektuese Lipjan numri i të miturve që vijojnë mësimet në fillim të vitit shkollor është 22, prej tyre 8 vijojnë mësimet në Shkollën  e mesme të ulët, klasat 6 deri 9, dhe 14  në shkollën e mesme të lartë klasat 10-12”, thuhet në njoftim.

SHKK ka njoftuar se mësimi ka filluar më 14 shtator, ndërkaq po mbahet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK’së.  

“Arsimimi i të burgosurve është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri. Për të zhvilluar mësimin në institucionet korrektuese janë angazhuar mësimdhënës nga drejtoritë komunale të arsimit”

 “Në bazë të vendimit të MASH-së, sikur në të gjitha shkollat e Republikës  së Kosovës edhe  në institucionet korrektuese mësimi ka filluar më datë 14.09.2020. Për fillimin e mësimit janë marrë të gjitha masat, udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, njoftom SHKK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat