Vesiç në Mitrovicë: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e para e volitshme për serbët e Kosovës pas një shekulli

Lajme

Vesiç në Mitrovicë: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e para e volitshme për serbët e Kosovës pas një shekulli

Nga: F.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:43
Goran Vesiç

Zëvendës –prefekti i Beogradit Goran Vesiç ka thënë sot në Mitrovicë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington është marrëveshja e parë e volitshme për serbët e Kosovës pas një shekulli sepse mundëson arritjen e investimeve, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai konsideron se pjesa ma e rëndësishme e marrëveshjes është investimi nga fondi investues amerikan, që do investoj në infrastrukturë dhe ndërmarrje të vogla.

Vesiç theksoi se shumë nga këto ndërmarrje do të jenë nga veriu i Kosovës, por edhe nga pjesët tjera, duke shtuar se marrëveshja duhet të siguroj para për ndërmarrje të vogla edhe të mesme edhe në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, ashtu që të përfitojnë të gjithë në regjion.

"Kur të kemi ekonomi dhe jetë më të mirë, më lehtë zgjidhen çështjet e hapura politike ", tha ai në Mitrovicë.

Vesiç shtoi se marrëveshja mundëson kredi dhe mundësi afarizmi, ndërtime të infrastrukturës, ndërtesave, kopshteve edhe parqeve.

"Prandaj marrëveshja është me rëndësi sepse çështja e Kosovës do zgjidhet duke nis nga ato ekonomike dhe të gjithë të jetojnë më mirë edhe shqiptarëve në jug edhe njerëzve tanë në veri” tha Vesiç.

Marrëveshja sipas tij siguron paqe, siguri edhe zhvillim.

"Thelbi i saj është jeta më e mirë për të gjithë në regjion dhe efektet e saj do të dëshmohen me ringjalljen e ‘mini-shengenit’, kur të krijohet tregu unik dhe kur të ketë qarkullim dhe malli të shkoj pa dogana qoftë në Tiranë Prishtinë Shkup apo Beograd..dhe kur të mundësohet investimi dhe paraqitemi si treg unik ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat