​Dumoshi nga Ranilluku:MKRS i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim

Lajme

​Dumoshi nga Ranilluku:MKRS i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:50
Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, sot vizitoi edhe Ranillukun, ku u takua me të rinj të komunitetit serb, të cilët po kryejnë trajnime për ndërmarrësi.

Pasi iu premtoi përkrahje të rinjve të komunitetit Serb, Ministrja Dumoshi, ndau certifikata për 51 përfitues të këtij trajnimi të ndërmarrësisë.

Ministrja e MKRS Vlora Dumoshi, ka theksuar se ministria që ajo udhëheq i përkrah të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallime.

Dumoshi: MKRS i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim

“Është shumë e rëndësishme kjo ditë që po e bëjmë certifikimin e ndërmarrësisë. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim. Është e rëndësishme që sot komuniteti Serb, të jetë pjesë e programeve ashtu siç janë qytetarët e Kosovës. Kjo është përtej certifikatës sepse ju do të aplikoni për një grand, me aplikimin e të cilit prezantoni planin biznesor që e keni marr gjatë trajnimit. MKRS ka shumë thirrje ku i fton organizatat me aplikua dhe diku 20% e komuniteteve fitojnë. Ju ftoj të aplikoni të punoni sepse edhe ju si rini jeni tonët dhe bashkërisht me organizatat mundemi të bëjmë punë të mira me ju”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa, Milosh Tomiq drejtor i Administratës në Komunën e Ranillukut, ka thënë se investimi në shkollim është shumë i rëndësishëm për të rinjtë, derisa ka falenderuar Ministren Dumoshi për përkrahjen.

Tomiq: Zonja ju keni treguar humanitet të madh gjatë vitit 2020

“Ju keni treguar humanitet të madh gjatë vitit 2020 që këshilli rinor i komunës së Ranillukut, i cili ka qenë i angazhuar që nga marsi, dhe është treguar se të rinjtë janë të dhënë shumë pas punës, se nuk ashtu siç thonë të vjetrit se rinjtë nuk punojnë asgjë, kështu që investoni në shkollim sepse është investimi i vetëm që shpaguhet. Sa më shumë dije aq më shumë do të shpaguhet investimi. Zonja Ministre ju falënderoj juve që ndihmuat qendrën rinore, në bisedë me kryetarin, unë u informova se do të ndahet buxhet për vitin e ardhshëm që më në fund, në Komunën e Ranillukut të funksionojë qendra rinore”, ka thënë ai.

Dumoshi iu premtoi të rinjve të këtij komuniteti, ndërtimin e Qendrës Rinore, e cila parashihet në buxhetin e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat