Lajçak: Asociacioni nuk do të jetë temë e takimit në Bruksel

Lajme

Lajçak: Asociacioni nuk do të jetë temë e takimit në Bruksel

Nga: D.G. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:25
Miroslav Lajçak

Formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë nuk do të jetë temë e takimit të nesërm me përfaqësuesit e Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
 
Përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog Miroslav Lajçak ka thënë se do të bisedohet për dy tema, por ndër to nuk do të jetë Asociacioni i komunave serbe, siç ka deklaruar delegacioni serb.

"Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti janë marrë vesh që negociatorët e tyre do të vazhdojnë bisedimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe statusin e komuniteteve jo-shumicë. Të dy temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja pse nesër ne do të diskutojmë pretendimet financiare dhe marrëveshjet për komunitetet jo-shumicë në ditët në vijim", ka shkruar Lajcak në Tëitter, transmeton N1.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FMiroslavLajcak%2Fstatus%2F1306234039637102595&widget=Tweet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat