Takimi në Bruksel, Lajçak thotë se bisedohet për financimet edhe bashkësitë jo shumicë - serbët thonë pika e parë asociacioni

Lajme

Takimi në Bruksel, Lajçak thotë se bisedohet për financimet edhe bashkësitë jo shumicë - serbët thonë pika e parë asociacioni

Nga: F.B Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:19
Ilustrim

Udhëheqësi i ekipit negociator Gjuriq ka reaguar në rrjetin social Tviter ndaj të dërguarit special që paralajmëroi se sot në takimin e Brukselit do diskutohen aranzhmanet financiare dhe për bashkësitë jo shumicë, duke thënë se për Serbinë pika e parë do të jetë asociacioni, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka paralajmëro ai se në bisedimet e ekspertëve për normalizimin e raporteve me Prishtinën  do të ngritin çështjen e asociacionit të komunave serbe.

BE ka njoftuar se do të vazhdojnë bisedimet në temat përcaktuara në takimin e fudnit të liderëve që u mbajt me 7 shtator në Bruksel.

"Bëhet fjalë për aranzhmanet për bashkësitë jo shumicë dhe zgjidhjen e çështjeve financiare që është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse” ka thënë zëdhënësi Peter Stano.

I dërguari special për dialogun Lajçak në Tviter la thënë se sot vazhdon dialogu dhe do të diskutohen hulumtimet e ndërsjella financiare por jo për asociacio9nin, në çka reagoi Gjuriq duke theksuar se për palën serbe pika e parë e rendit të ditës do të jetë asociacioni i komunave serbe.

"Faleminderit që je nikoqir i takimit, tema e parë në rend dite do të jetë asociacioni i komunave. Të paktën për palën serbe. Aja që palët janë pajtuar me lehtësim të BE-së para 7 vite e gjysmë” ka thënë Gjuriq në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat