Haxhiu: Qeveria Hoti po i shpërfill dhe po i injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues

Lajme

Haxhiu: Qeveria Hoti po i shpërfill dhe po i injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:28
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Hoti, se po injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues të Kosovës në lidhje me përfshirjen e stafit të saj në pakon emergjente.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka kujtuar se në kohën sa ishte ministre e këtij dikasteri, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues, por me ardhjen e Hotit në pushtet një gjë e tillë nuk është duke ndodhur më dhe si e tillë, sipas saj është e papranueshme.

Postimi i plotë:

Në kohën sa drejtoja Ministrinë e Drejtësisë, i kemi kushtuar vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues të Kosovës, madje në planin legjislativ kemi paraparë procedimin pa vonesë të ligjit të veçantë për SHKK-në, me qëllim të trajtimit të dinjitetshëm të tij.

Duke pasur parasysh rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID 19 në institucionet korrektuese, jemi angazhuar shumë që virusi të mos prekë të burgosurit dhe për këtë rol të veçantë ka pasur stafi i SHKK-së, që me punën e tyre e kanë mundësuar menaxhimin e këtij shërbimi dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e të burgosurve. Aso kohe nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me virusin COVID-19.

Duke pasur parasysh punën e palodhshme të SHKK-së, ne kemi përfshirë stafin korrektues në pakon emergjente. Tani, Qeveria aktuale po shpërfill dhe po i injoron kërkesat e SHKK-së dhe kjo është e papranueshme.

Për një shtet, shërbimi korrektues është shumë i rëndësishëm prandaj duhet trajtim i dinjitetshëm i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat