Trajkoviç: Marrëveshja e nënshkruar në Uashington është tërmet politik për Vuçiqin

Lajme

Trajkoviç: Marrëveshja e nënshkruar në Uashington është tërmet politik për Vuçiqin

Nga: F.B Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:32
Rada Trajkoviç

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviç ka vlerësuar se ,marrëveshja e nënshkruar në Uashington përbën “tërmet të madh politik për Vuçiqin” shkruan “Danas” transmeton “ Bota Sot”.

„Vendimi që ka nënshkruar e sjell në konflikt me Kinën edhe Rusinë në një farë mënyre, por eksplicite me Kinën. Ai ka pranuar obligime nga shteti amerikan për të vazhduar jetën e vetë politike” tha ajo.

Duke parë se bisedimet ishin jo transparente dhe të mbyllura, ajo shtoi se është normale “ që jemi frikësuar çdo gjëje që mund ndodhë në Shtëpinë e Bardhë”.

Trajkoviç tha se “ShBA do të japin kredi dhe të marrin monopolin në çdo gjë që ndërtohet me ato kredi”.

„Në fund të fundit askush nuk fal para kot, si dihet me investimet kineze erdh fuqia punëtore nga atje dhe ata bënë depërtim ne Evropë dhe Tramp kishte synim përjashtimin e Kinës nga projektet e mundshme” tha ajo.

Kjo ka bërë sipas asaj, që “Vuçiq në thelb të shkëpus raportet me vëlla-un  e vetë Si”.

„Kjo do të thotë se një karrige u mënjanua. Prioritet është marrëveshja për gazin dhe Vuçiq zgjodhi karrigen tjetër nga partneri tjetër. Ky është tërmet politik i Vuçiqit dhe vendimet e nënshkruara e sjellin në konflikt me Kinën edhe Rusinë, por ai ka pranuar obligime shtetërore amerikane për të vazhduar jetën politike “, tha Trajkoviç.

Ajo nuk sheh për “serbët e Kosovës ndonjë përfitim apo përpjekje për ata “.

„Këtu më së shumti përfiton Kisha Ortodokse duke ju falënderuar krerëve të saj, që zhvilluan diplomaci me krerët kishtar dhe kjo hedh poshtë përpjekjet e shqiptarëve pt përkatësinë e martireve edhe kishave. Kjo për ne është më e rëndësishmja sepse me vendime nuk rrezikohet Deçani dhe kjo është përfitim” “, tha Trajkoviç.

“Edhe shqiptarët janë të hutuar me këtë marrëveshje, dhe kanë hyrë në probleme dhe ka reaguar edhe Turqia “, nënvizoi ajo.

„Vuçiq çdo gjë që bënë nuk e bënë për Serbinë, por për vete edhe njerëzit problematik. Po përpiqet të vazhdoj disi edhe ruaj monopolin në pushtet dhe besoj se administrata amerikane nuk do ta lejoj edhe një autokrat dhe mënyrën si qeveris “, ka thënë ajo për Kosovonline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat