Grenell uron Trumpin pas njoftimit se do të dekorohet nga presidenti Thaçi

Lajme

Grenell uron Trumpin pas njoftimit se do të dekorohet nga presidenti Thaçi

Nga: F.B Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:01
Grenell dhe Trump

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, Riçard Grenell ka përshëndetur vendimin e publikuar se presidenti amerikan Donalt Trump do të dekorohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçiq për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes së normalizimit  ekonomik të raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Grenell krahas urimit të Trampit në rrjetin social ka ndarë edhe tekstin e agjencisë Rojters që shkruante se Thaçi i ka dërguar letër presidentit amerikan Tramp ku e njofton se do ta dekoroj me medaljen “Rendi i Lirisë”.

Agjensia britanike e lajmeve që ka pas qasje në letrën e dërguar nga Thaçi shkruan se bëhet fjalë për dekoratën më të lartë që ndan Prishtina për një personalitet.

Rojters transmeton se këshilltari i presidentit amerikan Tramp për siguri kombëtare Robert O"Brajan dhe i dërguari special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Riçard Grenell do të nderohen me medalje për merita.

Në letrën dërguar Trampit, sipas Reuters, Thaçi thekson se “është thellësisht falënderues” për kontributin e tij personal  në ndërmjetësimin për arritjen e marrëveshjes dhe e fton që të vizitoj Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat