Dita e pastrimit të botës, Let’s Do It fton qytetarët t’i bashkohen aksionit më 19 shtator

Lajme

Dita e pastrimit të botës, Let’s Do It fton qytetarët t’i bashkohen aksionit më 19 shtator

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Let’s Do It vazhdon fuqishëm luftën kundër ndotjes së mjedisit. Tashmë ky projekt është bërë tradicional dhe vit pas viti me datën 19 Shtator kjo organizatë fton të gjithë në aksionin për pastrimin e botës.

“Ti e pastron lagjen tënde, të tjerët e pastrojnë lagjen e tyre e kështu pastrohet gjithë qyteti yt. Ja pra në këtë formë pastrohen qytetet, shtetet dhe e gjithë bota. Por mos harro gjithçka fillon nga ti.

Kjo ditë është bërë simbol i pastrimit të botës pasi që ideja për një datë të caktuar e cila do të shndërrohej në ditë botërore dhe aktivitetet që ndërmerren në këtë ditë do të influencojnë edhe shumë shtete tjera të cilat po i bashkëngjiten kësaj ideje dhe po ndërmarrin të njëjtat aktivitete të parapara nga në për këtë ditë të veçantë.

Personat më eminent të fushave të ndryshme e kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe e kanë përkrahur atë duke postuar video të shkurtra në profilet e rrjeteve sociale të tyre në të njëjtën kohë duke sfiduar shoqërinë dhe audiencën më të gjerë t’i bashkohen kësaj thirrje dhe aktiviteteve të aksionit përkatës”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se shumë njerëz hedhin cigare në rrugë, por pak njerëz i mbledhin ato, e të gjithë dëshirojnë një botë të shëndoshë.

“Prandaj mos e hedh filterin e cigares në rrugë, nëse dikush tjetër e ka hedhur largoje nga rruga dhe kështu ti do të bësh një gjest shumë të madh e bota dhe natyra do të jenë mirënjohëse ndaj teje po ashtu edhe ne.

Më datën 19 të muajit Shtator, ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë me vetiniciativë duke dal në lagjet e tyre ose në parqet e afërta, për të paktën 15 minuta dhe të mbledhin filtra të duhanit.

Do të mjaftojnë pak minuta që ne të shohim se çfarë i shkaktojmë tokës ku lindemi e pastaj rritemi duke e shtypur e shkatërruar çdo cep të saj, por ja që tani e kemi trenin e fundit drejt jetës së TOKËS”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat