Media serbe: Petkoviq zëvendëson Gjuriqin në Zyrën për Kosovën?

Lajme

Media serbe: Petkoviq zëvendëson Gjuriqin në Zyrën për Kosovën?

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:41

Marko Gjuriq të jetë drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën edhe për ca kohë derisa të arrihet një marrëveshje për ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Favorit për “pasardhësin” e tij në këtë pozitë është Petar Petkoviq, aktualisht ndihës i Gjuriqit në këtë zyre,  thanë burime jozyrtare nga skena politike serbe për Danas.

Ata gjithashtu thanë se Vuçiq vendosi që Gjuriqi të ishte përfaqësuesi më i lartë diplomatik i këtij vendi në Washington “sepse ai ka shumë besim tek ai”.

Petar Petkoviq ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur Vojisllav Koshtunica drejtoi atë parti.

Ai u largua nga DSS në tetor 2014, vetëm një ditë pasi Koshtunica e bëri atë.

Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën që nga prilli i vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat