Dobi të shumëfishta të autostradës Nish-Prishtinë – tenderi për pjesën e parë në fund të vitit

Lajme

Dobi të shumëfishta të autostradës Nish-Prishtinë – tenderi për pjesën e parë në fund të vitit

Nga: F.B Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Cilat janë përfitimet e qytetarëve nga autostrada nga Nishi përmes Prishtinës deri në Durrës? Pjesa e parë e të cilës nga Merdare në Nish deri Ploçnik do ndërtohet me para të BE-së, ndërsa prania e agjencisë amerikane për zhvillim është sinjal se ka të interesuar për investim në atë pjesë, shkruan RTS transmeton “Bota Sot”.

Kështu mbi 80 mijë banorë që jetojnë në Toplicë dhe kur mbi 6 mijë janë papunë, me autostradën e paqes dhe mundësia e zhvillimit dhe punësimit që nga ndërtimi i saj deri tek investimet tjera.

"Kemi zonën ekonomike industriale në kodrën  e Mramorit, kemi disa firma dhe një firmë të huaj ‘Ergomejd', firmë kjo daneze dhe disa tjera me 50 deri 100 punëtor që është pak për komunën e Meroshinit”, thotë kryetari Sasha Jovanoviç.

Zlatan Miljkovië, kryeshef i qarkut të Toplicës thotë se përgjatë autostradës planifikohet zonë ekonomike në Prokuplje që në mars mund t ju jepet të interesuarve.

"Rruga që do ndërlidh dy regjione të Evropës praktikisht dhe që është pjesë e ndonjë pako mini-Shengen dhe zgjidhje ekonomike e politike e zhvillimit të Ballkanit ka rëndësi dhe duhet të jetë më interesant se rrugët tjera” tha ekonomisti Boban Stojanoviç.

Traseja e autorrugës është e gjatë 77 kilometra dhe shkon nga Nishi në Meroshin, Prokuplje e Kurshumli deri në Merdar, ndërsa përgjatë kësaj pjese ka shume potenciale turistike dhe lokalitetet arkeologjike.

Lokaliteti i kulturës  Vinçiane –Ploçnik është vend ku përfundon pjesa e parë e autorrugës nga Nishi në Merdar, bëhet fjalë për vendin më të vjetër metalurgjik në botë ndërkohë që aty ka edhe potenciale turistike të pashfrytëzuara.

Pas ndërtimit të korridorit të 10-të Nishi me lidhjen edhe me detin Adriatik po bëhet udhëkryq i vërtetë i Ballkanit.

"Kur të ndërlidhen Nishi me Prokuplje ajo kalon përmes komunës së Meroshinit ku ka shumë mundësi për brend-in e vishnjes, potencialeve turistike dhe zhvillim për këtë pjesë” shprehet kryetarja e Nishit Dragana Sotirovski.

Aktualisht po bëhet eksprourimi i tokës në komunë e Meroshinit, ajo do vazhdoj në Prokuplje dhe tenderi i ndërtimit të pjesës së parë të autorrugës Nish-Ploçnik deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat