Murati: Qeveria ka 300 milionë euro në dispozicion, nuk ka nevojë të preken kursimet e qytetarëve

Lajme

Murati: Qeveria ka 300 milionë euro në dispozicion, nuk ka nevojë të preken kursimet e qytetarëve

Nga: A.Morina Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:50
Hekuran Murati

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar në lidhje me Projektiligjin për 10 % të Trustit, i cili nuk u miratua dje.

Murati tha se nuk është e nevojshme të preken kursimet e qytetarëve, ai shtoi se janë 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi nga qeveria të tregoj se ku mbeten këto para dhe pse nuk po ndihmohen qytetarët e vendit.

“Ku mbetën këto para? Pse nuk po ndihmohen qytetarët e bizneset tani? Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?”, ka thënë Murati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Janë rreth 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion kësaj qeverie jolegjitime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje! i kemi votuar të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare për të mundësuar ratifikimin e tyre me 80 vota, megjithëse jemi në opozitë.

Ku mbetën këto para? Pse nuk po ndihmohen qytetarët e bizneset tani?

Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat