80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, nesër aksion i madh për kërkimin e tij

Lajme

80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, nesër aksion i madh për kërkimin e tij

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Enver Bekolli, 80-vjeçari nga Prishtina po vazhdon të jetë i zhdukur.

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nesër do të nis një aksion i madh i kërkimit në gjithë Kosovën.

Kërkimet për të do të jenë fushore dhe malore. Për atë arsye, Tahiri ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që t’i bashkëngjiten këtyre kërkimeve.

Postimi i plotë:

Pas pak do jemi live ne fb.

Neser do fillon nje aksion i madh i Kerkimit ne gjith Kosoven.

Per z.Enver Berkollit.

Pas nje pauze do fillojm kerkimin Urban dhe fushor-malor.

Ftoj te gjithe vullnetaret edhe qytetaret te cilet do na bashkohen ne te gjitha qytete e Kosoves qe te i ndjekin keshillat e veprimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat