Hoti për gazetarin Sulejman Gashi: Do të kujtohet përgjithmonë me pietet për profesionalizmin e tij

Lajme

Hoti për gazetarin Sulejman Gashi: Do të kujtohet përgjithmonë me pietet për profesionalizmin e tij

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:44
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hoti tha se Gashi ishte i veçantë edhe në profesionin e tij dhe më gjerë, ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij.

“Ai i takonte brezit të gazetarëve, publicistëve dhe intelektualëve të një kohe specifike për Kosovën të cilët e morën mbi supe barrën e rrugëtimit të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, fillimisht duke u ballafaquar me regjimin jugosllav në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, të shqiptarëve në ish- Jugosllavi.

Ato ishin rrethana të jashtëzakonshme dhe Syla bashkë me kolegët e asaj kohë ditën më së miri të artikulojnë interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe t’i mbrojnë ato para qendrave demokratike anë e mbarë botës. Sulejman Gashi do të kujtohet përgjithmonë me pietet për profesionalizmin e tij, për urtësi, për fjalën e peshuar dhe kulturën e lartë të komunikimit publik që kishte”, tha Hoti.

Fjala e tij e plotë:

Disa njerëz janë të paracaktuar për të krijuar vepra mbresëlënëse, dhe kujtime të mira për të gjithë. Ata, kur ndahen nga kjo botë, sigurisht krijojnë zbrazëti të madhe edhe për familje edhe për miqtë e ngushtë, por edhe për shoqërinë në tërësi. Pa dyshim, Sulejman Gashi ishte i veçantë edhe në profesionin e tij dhe më gjerë, ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij.

Ai ishte emër i njohur i gazetarisë në Prishtinë, veçmas në Radiotelevizionin e Prishtinës, ndërsa më vonë si korrespondent i RTK-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dhe të gjithë ne, i kujtojmë me mall sidomos paraqitjet e tij nga Nju-Jorku, për të dëgjuar lajme nga Uashingtoni, edhe nga qendrat e tjera anë e mbanë botës .

Pra, ai i takonte brezit të gazetarëve, publicistëve dhe intelektualëve të një kohe specifike për Kosovën të cilët e morën mbi supe barrën e rrugëtimit të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, fillimisht duke u ballafaquar me regjimin jugosllav në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, të shqiptarëve në ish- Jugosllavi. Ato ishin rrethana të jashtëzakonshme dhe Syla bashkë me kolegët e asaj kohë ditën më së miri të artikulojnë interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe t’i mbrojnë ato para qendrave demokratike anë e mbarë botës.

Sulejman Gashi do të kujtohet përgjithmonë me pietet për profesionalizmin e tij, për urtësi, për fjalën e peshuar dhe kulturën e lartë të komunikimit publik që kishte.

Ai do të mbetet përherë një frymëzim dhe një shembull për brezat e rinj, veçmas për ata që do të merren me profesionin e gazetarit.

Zëri i tij do të jehojë përherë në kujtesën tonë si një kujtim i fuqishëm për një njeri të rrallë, që punoi me vetëmohim e me dashuri të madhe për familjen, për institucionin, për atdheun dhe humanizmin në përgjithësi.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, e ndiej për obligim të zotohem se do të punojmë me tërë përkushtimin tonë, në mënyrë që synimet e Sulejmanit dhe të brezit të tij për një Kosovë tërësisht të integruar në familjen e madhe të vendeve të përparuara të qytetërimit euroatlantik të bëhen sa më parë realitet.

Në këtë ditë nderimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi së bashku me familjen Gashi!

Zoti e bekoftë Sulejman Gashin!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat