Diplomacia e Ballkanit në duart e shqiptarëve/ Katër ministra të Jashtëm shqiptarë

Lajme

Diplomacia e Ballkanit në duart e shqiptarëve/ Katër ministra të Jashtëm shqiptarë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:07
Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç, politikani shqiptar me ndikim nga Mali i Zi, pritet të jetë ministër i Jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Kështu raportojnë mediat atje. Zdravko Krivokapiç pritet të jetë kryeministri i ardhshëm. Abazoviç ka qenë vendimtar me 4 mandatarët e Platformës së tij politike, për formimin e Qeverisë së re. “Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”, ka thënë Abazoviç.

Pas Gent Cakaj- Shqipëri, Bujar Osmani- Maqedoni e Veriut, Meliza Haradinaj- Stublla- Republika e Kosovës, Dritan Abazoviç- Mali i Zi- do të jetë ministri i 4-të i Jashtëm, shqiptarë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat