“Mustaqet dhe i pafytyrë”, këto janë përplasjet tjera në mes Agim Veliut dhe Rexhep Selimit live në emision

Lajme

“Mustaqet dhe i pafytyrë”, këto janë përplasjet tjera në mes Agim Veliut dhe Rexhep Selimit live në emision

Nga: D.RR Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:42
Rexhep Selimi dhe Agim Veliu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, duke ia përmendur musteqet.

Selimi ka thënë se Albin Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun pse ai mban musteqe.

E menjëherë i është kundërpërgjigjur Veliu, duke i thënë Selimit “Unë mustaqe kam, por nuk jam i pafytyrë si ti”, duke e degraduar edhe më tej debatin.

Por përplasje mes Veliut dhe Selimit kishte edhe para disa muajsh, kur tani ministri i MPB e mbështeti gjendjen e jashtëzakonshme në muajin mars, të cilën e propozoi presidenti.

Një përplasje televizive kishte ndodhur live mes të dyve.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk është diskutuar për gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk ishte çështje e atij institucioni por e Kuvendit të Kosovës. Aty ka pasur vetëm debat mes Thaçit dhe Kurtit dhe asgjë më tepër”, kishte thënë Veliu.

“Rexhep Selimi po spekulon se në mbledhje nuk ka qenë fare”, i është drejtuar Veliu, Selimit në emision.

Nga ana tjetër Selimi i ishte kundërpërgjigjur se nuk është fer që Veliu të thotë se ai po spekulon pasi ky i fundit i është referuar vetëm deklaratave publike të Kryeministrit dhe vet Ministrit.

“E kuptoj zotin Veliu, është pak i frustruar, por i kalon edhe kjo situatë”, ka deklaruar Selimi.

E përplasje tjera mes Veliut dhe Selimit kishte kogja shpesh në mbledhjen e komisionit për siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat