Rupnik: Marrëveshja nga Uashingtoni leksion për BE-në

Lajme

Rupnik: Marrëveshja nga Uashingtoni leksion për BE-në

Nga: F.B Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:53
Zhak Rupnik

Marrëveshja e normalizimit ekonomik mes Beogradit edhe Prishtinës i nënshkruar në Uashington është me rëndësi për dy palët, por edhe ShBA-të. Specialisti për çështje të Evropës qendrore e lindore dhe gjeo-politikani francez Zhak Rupnik, tha se prania e Trampit gjate bisedimeve ishte shumë e rëndësishme, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Tramp deri tash kishte bilanc mesatar në politikën e jashtme me mossuksese nga Irani deri e ndryshimet klimatike, me këtë marrëveshje tregoi se edhe disa suksese mund të llogariten në konto të tij” tha Rupnik.

Sipas Rupnik “Ky është dokumenti më i rëndësishëm që nga marrëveshja e Brukselit në kohën e Ketrin Eshdaun, që ishte diplomaci diskrete me qëllim të njëjtë”.

"Kjo marrëveshje kontribuon në procesin e uljes së tensioneve edhe mospajtimeve të hapen dyert e bashkëpunimit, që përputhet me logjikën e BE-së. Prandaj marrëveshja e Uashingtonit është e dobishme, që vazhdoi në Bruksel ku palët u zotuan për zgjidhje të çështjeve të hapura me drejta të pakicave, bashkëpunim ekonomik e komunikim”, tha ai.

Idea e përcaktimit të kufirit

Rupnik përkujtoi se ShBA në fillim propozuan zgjidhje politike e BE ekonomike me ndërlidhje tregti e komunikacion.

"Në marrëveshjen e Uashingtonit nuk ka shkëmbim territori, po atë që propozon BE. Më herët kishte tentim nga Uashingtoni për marrëveshje mes palëve që kishte të bënte me shkëmbim territori, por nuk iu pëlqeu disave në Evropë” tha ai.

Nuk ishte vetëm Gjermania, pro edhe disa vende tjera evropiane përfshirë Komisionin Evropian.

Jo se kundërshtohet në parim pos e mund të bëhet presedan, sepse në Ballkan nëse dikush ndryshon kufijtë, del tjetri që e do atë, si do sqarohej pastaj shqiptarëve ne Maqedoni, apo popujve në Bosnje kjo gjë shprehet Rupnik.

Bie fjala Franca ishte më fleksibile në atë ide. "Pa duartrokitje por në mënyrë pragmatike të shohim çka do kishte ndodhur. Nëse dy palë mes vete arrijnë kompromis demokratik nuk mund të kundërshtojmë atë. Parimet e Helsinkit flasin për rregullimin e kufijve jo paprekshmërinë, d.m.th me marrëveshje ndërsjella mund të ketë modifikime. Kishte tentime për arritje të një marrëveshje të tillë, Thaçi ishte në aeroplan por iu dashtë të kthehet”, tha ai.

Loja mes ShBA edhe BE

Bëhet fjalë për garë mes ShBA edhe BE, duke përkujtuar këtu akuzën ndaj Thaçit ngritur nga Tribunali dhe jo BE.

"Kishte lojë mes Brukselit edhe Uashingtonit, pa dyshim dhe nuk është nga dje. Angazhimi i ShBA-ve në këtë proces ishte i fortë që nga vitet 90-ta. Kanë në jug të Ballkanit prani ushtarake dhe rol politik. Rënia e qeverisë Kurti është rezultat i asaj. Viteve të fundit kishin prioritete tjera amerikanët dhe është i mundshëm që të gjithë amerikanët nuk shikojnë me entuziazëm angazhimin amerikan në Evropë” thotë ai.

Sipas tij "BE dëshiron që dy palët të gjejnë mënyrë për të arritur marrëveshje obliguese në procesin e gjatë, duke nis nga çështje praktike, si janë kalime kufitare, energjetika, transporti dhe këtu është strategjia gjenerale” tha ai.

Në pyetjen nëse amerikanët mund të befasojnë me ndonjë Dejton të ri, Rupnik mendon se iu mbetet Prishtinës edhe Beogradit të vendosin a duan diçka ashtu me ndërmjetësimin e amerikanëve.

"Por shumëçka varet edhe nga ShBA, a kanë dëshirë të bëjnë atë. Nuk është e pamundur që në Uashington president të zgjidhet Xhoe Bajden, e ai shumë më tepër i përmbahet raporteve të mira atlantike se Tramp“, përfundon Rupnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat