Trump tha se i ndaloi vrasjet masive në mes Kosovës dhe Serbisë, reagojnë mediat serbe

Lajme

Trump tha se i ndaloi vrasjet masive në mes Kosovës dhe Serbisë, reagojnë mediat serbe

Nga: F.B Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:13
Takimi në Uashington

Presidenti amerikan Donald Trump në fushatën parazgjedhore në Karolinën e Veriut ka deklaruar ndër të tjera se ndoshta do të përzgjidhet për Çmimin Nobel për paqe dhe në atë kontest ka përmendur marrëveshjet mes Prishtinës edhe Beogradit në Uashington, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Siç transmetojnë agjensionet e lajmeve “ANI” dhe “Sputnjik”, Trump ka thënë se “Kemi ndaluar vrasjet masive që me dekada ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës” !?.

“Jam i sigurt se do të kualifikohem për Çmimin Nobel për paqe. Ndaluam vrasjet masive mes Kosovës edhe Serbisë. Me vite janë vrarë. Do ndalojnë vrasjen e njëri-tjetrit. Iu kam thënë ‘Djem ejani të tubohemi’. E dini, atë këtë e bëjnë me vite, nën emra të ndryshëm” ka thënë Tramp transmetojnë “ANI” dhe “Sputnjik”.

Këtë deklaratë të Trump, mediat serbe e kanë quajtur edhe si kontraverse.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dominuar për Çmimin Nobel për paqe këtë muaj pasi ia doli të nënshkruaj marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike mes Beogradit edhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat