Arrestohet prezantuesi nga Kosova, pasi tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë policisë

Lajme

Arrestohet prezantuesi nga Kosova, pasi tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë policisë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 23:20
Arrestohet prezantuesi nga Kosova, pasi tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë policisë

Gjatë ditës së sotme (e diel) është arrestuar prezantuesi i emisionit “Kojshia Show, Sadri Imeri.

Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar.

Organet kompetente pas veprimit të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehur dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.

Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprime në emisionin e tij, por kësaj radhe nuk i ka rezultuar ashtu siç duhet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat