Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, falendëron disa shtete evropiane

Lajme

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, falendëron disa shtete evropiane

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:20
Miroslav Lajçak 

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak  ka zhvilluar takim me ministrat e Evropës qendrore –lindore ku është shqyrtuar situata dhe gjendja në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë njoftime e ka bërë në rrjetin social në Tviter, ku ka falënderuar vendet e kësaj pjese të Evropës për mbështetjen që ato i dhanë në vazhdimin e punës në procesin e dialogut.

"Faleminderit Austri, Çeki, Hungari, Slloveni dhe Sllovaki në interesimin tuaj për procesin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit dhe në mbështetjen e fuqishme punës sime në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në Tviter.

Ministrat e vendeve të Evropës qendrore e lindore (C5) janë takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe Ballkanin Perëndimor në Bruksel në margjina të takimit të Këshillit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat