Ambasadori izraelit në Beograd: Izraeli e ka pranuar Kosovën me 4 shtator dhe kjo nuk është më temë

Lajme

Ambasadori izraelit në Beograd: Izraeli e ka pranuar Kosovën me 4 shtator dhe kjo nuk është më temë

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:58
Jahel Vilan

Ne duhet të punojmë në avancimin e raporteve e jo të merremi me diçka që është bërë para dy jave në Uashington ka thënë ambasadori izraelit në Beograd, Jahel Vilan duke shtuar se vendimi që Serbia të jetë vendi i parë evropian që zhvendos ambasadën në Jerusalem nuk do duhej të ishte lajm.

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbia ka thënë se “Nuk ka asnjë pyetje nëse Izraeli duhet të njoh Kosovën sepse atë e ka bërë me 4 shtator, tash duhet të shohim në çfarë mënyre të mos lejohet ndikimi në raportet mes Serbisë edhe Izraelit”, tha për Tv N1.

“U nënshkrua marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës Hoti dhe ShBA-ve. Kryeministri ynë Netanjahu mbështeti njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Izraelit”, tha ambasadori duke shtuar se Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë se nuk ishte pjesë e samitit.

Vilan theksoi se kur erdhi në Beograd me presidentin kanë biseduar për avancimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa në pyetjen si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovë, Vilan tha se “kjo është diçka që ai nuk është i kënaqur dhe nuk e mbështet”.

“Por Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë, Marrëveshja e nënshkruar nuk është diçka që unë apo Vuçiq mund ta ndërrojmë, por ne duhet punojmë në avancimin e raporteve e jo të merremi me diçka që u krye dy javë më përpara”, tha ai.

Vendimi që Serbia të jetë vendi i parë që zhvendos ambasadën në Jerusalem nuk do duhet të ishte lajm, secili shtet pret të ketë ambasadën në kryeqytet dhe kjo është me rëndësi për ne”, tha Vilan.

Në pyetjen nëse heq dorë Beogradi nga zotimi, Vilan tha se ai është obligim ndërkombëtar duke u mahitur se “unë do thoja se duhet zhvendosim ambasadën në Beograd, por na veç jemi këtu” ..

Ai tha se ka hapësirë pët përmirësimin e raporteve ekonomike mes dy vendeve dhe miqsëai që ekziston të gjejë shprehje edhe në ekonomi. Ai tha se ka takuar ambasadorin palestinez në Beograd Mohamed Nabhan, që pat shpreh më herët shpresën se Serbia nuk do të zhvendos ambasadën në Jerusalem, me të cilin kishin takim të “dobishëm” dhe nuk ka “çështje të hapura mes tyre”.

“Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, mund tash të flasim cilat pjesë të Jerusalemit, por ai është kryeqytet”, porositi ambasadori i i ri i Izraelit Vilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat