Iu përmend emri si i akuzuar nga Gjykata Speciale, reagon Jakup Krasniqi

Lajme

Iu përmend emri si i akuzuar nga Gjykata Speciale, reagon Jakup Krasniqi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:00
Jakup Krasniqi

Në mesin e emrave që mund të jenë të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, është edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj.

Krasniqi tha se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga kjo gjykatë.

“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat