Problemet e arsimit në Kamenicë: Hoti e Likaj takohen me Kastratin

Lajme

Problemet e arsimit në Kamenicë: Hoti e Likaj takohen me Kastratin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:57
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilët ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Hoti ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nismën e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.

Ai ka theksuar se duhet të krijohen kushte për përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor, duke kërkuar kështu nga ministri Likaj dhe kryetari Kastrati që të shqyrtohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që nxënësit e shkollave, të cilat nuk janë duke mbajtur mësim, të rikthehen sa më shpejt në mjediset shkollore.

I pari i Qeverisë është shprehur se institucionet e vendit do të punojnë për një reformë të përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi edukativ arsimor bashkëkohor, sipas standardeve më të larta evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat