Vuçiq: Zgjidhja politike Kosovë-Serbi është ende shumë larg

Lajme

Vuçiq: Zgjidhja politike Kosovë-Serbi është ende shumë larg

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:47
Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pavarësisht marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin amerikan, thotë se një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë është ende larg. Këto deklarata kreu i shtetit serb i ka dhënë sot për Reuters teksa ka folur për zotimet e nënshkruara në Washington.

“Unë mendoj se marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe që të gjithë ne të zgjidhim problemet tona njëherë e përgjithmonë në mënyrë që të kemi një të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, ka thënë Vuçiq.

 Megjithatë ai thotë se pavarësisht kësaj, një zgjidhje politike Kosovë-Serbi është ende larg.

“Unë nuk po them se jemi afër një zgjidhje politike”, ka potencuar kreu i shtetit serb, derisa ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik është ‘vendimtar’ për çdo marrëveshje të ardhshme politike.

 Vuçiq tutje ka thënë se Serbia është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe për miqësinë me SHBA, derisa shton se nuk i vjen turp të tregojë që ka miqësi edhe me Rusinë dhe Kinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat