Opozitari serb: Vuçiqi e shiti Kosovën për dollarë amerikanë

Lajme

Opozitari serb: Vuçiqi e shiti Kosovën për dollarë amerikanë

Nga: D.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:14
Mllagjan Gjorgjeviq

Kryetari i lëvizjes serbe "Çlirimi" (Oslobogjenje) Mllagjan Gjoergjevi ka vlerësuar sot se hapja e zyrës së Fondit amerikan për zhvillim në Beograd është "edhe një mashtrimi i qytetarëve të Serbisë i dalë nga e ashtuquajtura Marrëveshje e Uashingtonit dhe se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në fakt "e ka shitur Kosovën për kredi amerikane".

"Tash doli se nuk është fjala për kurrëfarë miliarda dollarësh investime, as për ndihme direkte financiare siç ka qenë menduar fillimisht, por ekskluzivisht për kredi dhe hyrje të reja në borxhe të cilat qytetarët e Serbisë do të jenë të detyruar t'i kthejnë", ka thënë Gjorgjeviq sipas gazetës Danas.

Ai vuri në dukje se "çdo njeri në Serbi do të pagujë tri paga mesatare për këtë marrëveshje".

"Për Vuçiqin nuk është e mjaftueshme që i shërbeu njohjes së Kosovës nga Izraeli në pjatë në Uashington dhe se na grindi me Rusinë dhe Kinën, por tani po vepron si shitës i huave për bankat amerikane, të cilëve iu dha detyra t'i fusë në borxhe të reja qytetarët serbë," thotë Gjorgjeviç.

Ai deklaroi se Vuçiç, por edhe ministri i financave Sinisha Mali dhe kryetari i Odës ekonomike të Serbisë Marko Çadezh, si pjesë ekonomike e delegacionit në Uashington, u mbetën borxh qytetarëve për përgjigjen "ku u zhduk ndihma e premtuar direkte dhe miliarda investime për të cilat ata folën, dhe si u kthye kjo menjëherë në kredi?

"Gjithashtu, si është e mundur që tabloidët e Vuçiqit paralajmëruan 10 miliardë dollarë nga Trumpi një vit më parë, nëse Vuçiqi nuk ka negociuar tashmë fshehurazi shitjen e Kosovës me Thaçin dhe Grenellin?", pyet Gjergjeviq.

Ai thotë se "në vend të 1.000 dollarëve ndihmë të drejtpërdrejtë për frymë, masat ekonomike u reduktuan në 1.000 dollarë borxh shtesë për secilin person në Serbi".

Menjëherë pas nënshkrimit të dokumentit të Uashingtonit, Gjorgjeviq ka akuzuar për për ekzistencën e një pakete të ndihmës financiare direkte për çdo qytetar të Serbisë në shumën prej 1,000 dollarësh, e cila, bazuar në informacionin e tij privat, "u fshi nga teksti publik i marrëveshjes gjatë negociatave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat