Amerikanët nuk lejojnë shtyrje: “Vuçiq për një vit e gjysmë do të njoh Kosovën”

Lajme

Amerikanët nuk lejojnë shtyrje: “Vuçiq për një vit e gjysmë do të njoh Kosovën”

Nga: F.B Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:57
Vuçiq

Ardhja e shpejtë e të dërguarit special amerikan Grenell dhe përfaqësuesve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare Zhvillimore (DFC) tregon se amerikanët duan që Vuçiq sa më parë të përmbush marrëveshjen e nënshkruar në Uashington për të cilat Vuçiq më së largu brenda një vit e gjysmë do të njoh Kosovën, ka thënë kreu i Lëvizjes Konservatore “Tanët” Ivan Ivanoviç, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij ardhja e shpejtë nënkupton moslejimin e shtyrjes së përmbushjes së obligimeve që sjelë marrëveshja e ajo është njohja e Kosovës.

Ivanoviç shprehet se kompanitë që do të investojnë në Serbi në të vërtetë janë kompani personale të vetë presidentit Tramp dhe Vuçiq përmbush interesat financiare personale të presidenti amerikan.

Sipas Ivanoviç në deklaratën e dhënë për “Srpski kolektiv” : Vuçiq në Uashington ka bërë kthesë totale në politikën e jashtme të vendit, duke iu kthyer shpinën edhe Kinës edhe Rusisë.

Kreu i Lëvizjes Konservatore “Tanët” konstaton se Vuçiq edhe më tutje do të punoj në krijimin e atmosferës kundër ruse në shoqërinë serbe përmes medieve ashtu që në fund të vendos sanksione Rusisë dhe të hyj në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat